Nese po kerkoni nje vend ku magjia dimerore dhe luksi takohen, St.Mortiz eshte destinacioni i persosur. I vendosur ne zemer te alpeve Zvicerane ky qytet ofron nje pervoje unike edhe elegante gjate dimrit, gjithashtu St.Mortiz eshte vendi ideal per sportet dimerore. Pervec skijimit dhe snowboard-it mund te provoni aktivitete te tjera si patinazhi ne akull, vozitja me slite me qen madje edhe ciklizem ne bore.



Pas nje dite te mbushur plot me aventura ,relaksi ne nje nga resortet me luksoze te St.mortiz eshte i pashmangshem. Shijoni Spa-te e klasit boteror me trajtime qe perdorin produkte natyrale te zones. Restorantet gourmet ofrojne nje perzierje te kuzhines tradicionale zvicerane me ate nderkombetare si per shembull La Marmite, Dal Mulin apo Chesa Veglia.


Kur bie nata St.Mortiz nuk e humbet aspak shkelqimin e tij. Baret dhe klubet e qytetit ofrojne nje atmosfere te rafinuar ku mund te shijoni kokteile te pergatitur me mjeshteri ne King’s Club apo Sunny Bar. Gjate sezonit te dimrit qyteti eshte i mbushur me evente ekskluzive si gara nderkombetare te skive, koncerte dhe ekspozita arti qe ju lejojne te perjetoni kulturen lokale dhe nderkombetare. Nje vizite ne St.Mortiz eshte me shume se nje udhetim dimeror, eshte nje pervoje luksoze e paharrueshme qe kombinon natyren magjike, aktivitetet emocionuese me nje prekje te sofistikimit.