Sot dua të flas për një nga pjesët më të dashura në garderobën time – blazerin. Nga rrënjët e tij në uniformat e marinës britanike të shekullit të 19-të, blazer ka kaluar një evolucion të jashtëzakonshëm deri tani ku është një pjesë e domosdoshme për çdo te apasionuar te modes moderne. Le të shohim pse blazer është një statement piece që çdo njëri prej nesh duhet ta ketë.

Pse Blazer është Një Statement Piece?
Unë do të përqëndrohem në 3 pika për të shprehur se pse blazer është një pjesë e domosdoshme në garderoben tuaj.
Komoditeti – Një blazer mund të kombinohet me gjithçka. Provoni ta vishni me një T-shirt dhe xhinse për një look të përditshëm të rafinuar, ose me një fustan elegant për një event të veçantë. Mundësitë janë të pafundme! Ky lloj komoditeti dhe fleksibiliteti e bënë atë nje pjesë të paçmuar në çdo garderobë.
Stili dhe Eleganca – Blazer-i shton një nivel profesionalizmi dhe elegance në çdo veshje. Me linjat e tij të strukturuara, ndihmon në krijimin e një siluete të bukur, duke nxjerrë në pah linjat natyrale të trupit.
Trendet e Fundit – Dizajnerët kanë riinterpretuar blazer-in në mënyra të ndryshme për të përmbushur trendet e fundit të modës. Qoftë prerje të gjera, materiale të pazakonta apo detaje unike, blazer-i mbetet në krye të preferencave të modës.



Frankie Shop: Lideri i Blazer-it Modern
Një nga markat qe ka bërë bujë me dizajnin e saj të blazer. E njohur për qasjen e saj minimaliste dhe estetike, Frankie shop ka sjellë një frymë të re ne botën e Blazer, duke i bërë ato tërheqës per nje audiencë të gjerë dhe të larmimshme.
Çfarë e Bën Blazer-in e Frankie Shop Të Veçantë?
Ka disa komponente që e bëjnë blazerin e Frankie Shop te vecantë, së pari dua te përmend minimalizmin e Frankie Shop. Blazeret e saj dallohen për linjat e pastra, dizajnin e thjeshtë, por shumë te sofistikuar. Se dyti cilësia e materialeve që përdor Frankie Shop është i cilësise së lartë që sigurojnë komoditet edhe qëndrueshmëri. Dhe e fundit, por jo më pak nga rëndësia, përshtatja dhe prerja e blazer është menduar të theksoj format natyrale të trupit, duke ofruar një pamje të kuruar dhe elegante.
Si t’i Stiloni Blazerët e Frankie Shop


