Ballet flats-IN OR OUT?

Ballet flats po rikthehen në modë pasi kërkesa për këpucë stil dhe unike po rritet. Ato janë frymëzuar nga këpucët tradicionale të baletit, me një taban të sheshtë dhe majë të rrumbullakët. Kanë qenë të njohura që nga mesi i shekullit të 20-të, por ato rikthehen vazhdimisht. Nuk janë thjesht një trend, por një stil klasik që gjithmonë rikthehemi te ai.

Çdo palë ballet flats mund të stilohen për punë, për veshje të përditshme, pamje për festa apo më tepër. Ato mund të përshtaten për pothuajse çdo estetikë, nga rastësore deri te elegante dhe edgy. Tani, balerinat vijnë në një shumëllojshmëri teksturash si zamsha, kadife, lëkurë, satin, tweed dhe shumë të tjera…

Ballet flats më të njohura të momentit:


Stilet me lidhje dhe lidhëse: Flats me rripa që mbështjellin kyçin ose dizajne me lidhëse të kujtojnë pamjen e këpucëve të vërteta të baletit. Ato krijojnë një prekje delikate dhe femërore dhe shtojnë interes në veshje, sidomos me fustane ose funde që lejojnë rripat të jenë të dukshëm.

Tabi MM: Tabi me majë të ndarë janë balerinat ikonike të maison margiela. Ato e ngrejnë pamjen tuaj pavarësisht nëse jeni veshur me një kostum sportiv ose një fustan elegant. Kur stili juaj konsiston në rroba shumë të përdorshme, është argëtuese të luani me aksesorë të veçantë dhe veçanërisht me këpucë.

Flats të zbukuruara: Ballet flats me zbukurime, si fjongo, shtrëngesa, gurë të çmuar ose edhe perla, janë bërë trendy. Këto elemente dekorative u japin flats një ndjenjë të zbukuruar.

Shumë ikona të modës gjatë dekadave kanë përqafuar balerinët. Audrey Hepburn shpesh është parë në vitet ’50 me flats të Salvatore Ferragamo, Bridgette Bardot, Jackie Kennedy dhe gjithashtu supermodelja britanike Kate Moss. Ajo solli një kthesë moderne edgy për ballet flats në fillim të viteve 2000, më shumë një pamje rock and roll të thjeshtë. Vetëm imagjinoni atë me xhinse të ngushta, syze dielli të mëdha, xhaketa lëkure duke shkëlqyer me flats të saj.

Share the Post:

Related Posts