
Vera 2025 do të shkëlqejë më shumë se kurrë, falë rikthimit të fuqishëm të teminave në botën e modës. Ajo që dikur ishte rezervuar vetëm për netët festive, sot është bërë pjesë e përditshmërisë me stil. Nga pasarelat ndërkombëtare e deri te rrugët e qytetit, teminat po marrin një formë të re – të guximshme, moderne dhe plot energj.

Në të kaluarën, teminat shpesh përdoreshin vetëm për evente të veçanta, por këtë verë ato vijnë të stiluara edhe për pamje më casual. Një fustan apo fund me temina i kombinuar me një palë taka ose sandale është kombinimi ideal për një darkë apo një ditë shëtitjeje.Zgjidhni me kujdes, eksperimentoni dhe mos harroni – moda është një formë e artit që reflekton individualitetin dhe pasionin tuaj për stilin!

Për ditët e përditshme, zgjidhni një veshje me temina të theksuara vetëm në një pjesë të garderobës – për shembull, një fund me detaje me temina e kombinuar me top ose kemishe te thjeshte. Kështu, efektet shkëlqyese të veshjes nuk bëhen të tepruara, por japin një prekje të veçantë që i shton personalitetin pamjes suaj.