Praga eshte nje qytet i mrekullueshem gjate gjithe vitit, por gjate Krishtlindjeve shnderrohet ne nje vend magjik plot drita, tregje festive dhe atmosfere te ngrohte. Ja disa sugjerime per te shijuar maksimalisht kete periudhe te vecante. Vizitoni tregjet e Krishtlidjeve. Sheshi i vjeter eshe sheshi i Wenceslas ku kane peme Krishtlidjesh, kabina druri me suvenire dhe ushqime tradicionale dhe performanca live. Nese deshironi te merrni nje ornament si suvenir cmimet e tyre fillojne nga 50CZK ndersa nese deshironi te shijoni nje gote vere te ngrohte kushton 70CZK.

Vizitoni restorante per te konsumuar nje darke festive. Restoranti Mlynec ofron nje menu te vecante per krishtlindje per rreth 1200CZK per person. Nje tjeter opsion i shkelqyer eshte edhe Cafe Savoy, ku mund te shijoni nje brunch te mrekullueshem te Krishtlindjeve per rreth 600CZK.

Nje aktivitet i vecante qe mund te kryeni ne Prage eshte nje shetitje me varke ne lumin Vltava. Nga aty mund te shijoni pamjet e qytetit te ndricuar nga dritat e Krishtlindjeve duke krijuar nje pervoje vertete te magjishme.

Share the Post:

Related Posts