Mire se erdhet ne blogun tone te udhetimeve! Aventura per te cilen do te flasim sot eshte nje udhetim ne Marrakesh qyteti qe shkelqen me ngjyra, aroma dhe energji te gjalle. Kete aventure do ta ndajme ne 4 dite ku do te krijojme nje itenerar per cdo dite, por si fillim le te njihemi me disa informacione baze ne lidhje me Marrakesh.

1. Duhet nje vize per t e shkuar ne Marrakesh e cila del per 1-2 jave.

2. Dirhami eshte monedha e vendit, sugjerojme qe leket ti thyeni per te mos patur probleme me kursin e kembimit.

3. Per nje pervoje sa me te mire dhe autentike sugjerojme qendrimin ne Riad. Riad eshte nje lloj vile tradicionale ne forme hoteli, ku maksimumi ka 5-6 dhoma. Cmimet per nje nate variojne nga 50€ deri ne 200€, ne varesi te luksit dhe sherbimit

4. Alkooli ne Marrakesh eshte kryesisht i ndaluar vetem disa hotele dhe restorante e sherbejne.

Fillojme duke dhene nje itenerar te thjeshte per 4 dite ne menyre qe kushdo qe ka deshire te planifikoj udhetimin te di nga t’ia filloje.

DITA 1

Eksplorimi i Jemaa El-Fnaa

Ky shesh eshte nje teater i hapur ku mund te shihni muzikante, tregtare dhe shume personazhe te tjere interesante.

Tregjet e Medines

Mund te gjehet gjithcka nga qilimat e bukur dhe erezat aromatike deri te bizhuterit dhe artikujt artizanal. Nje qilim i vogel mund te kushtoje nga 20€ deri ne 100€

DITA 2

Vizitojme Xhamine Koutoubia

Kjo xhami eshte simboli i Marrakesh, edhe pse jo-myslimanet nuk mund te hyjne brenda pamjet nga jashte jane mahnitese.

Pallati Bahia

Eshte nje nga shembujt me te bukur te arkitektures marokene. Hyrja kushton rreth 7€ per person.

Darke ne nje restorant tradicional

Per darken tradicionale sugjerojme Dar Yacout ose Al Fassia. Ushqimet jane shume te shijshme dhe kushtojne rreth 25-40€ per person.

DITA 3

Kopshtet Majorelle

Nje oaz qetesie plot ngjyra i krijuar nga artisti Jacques Majorelle dhe me vone blere nga Yves Saint Laurent. Hyrja kushton rreth 10€ per person.

Share the Post:

Related Posts